Zyrtare, Barça do rinovojë kontratën e Messit

16/05/2014 00:00

F.C. Barcelona ka njoftuar me anë të një komunikate zyrtare se ka arritur marrrëveshjen me Leo Messin për “përshtatjen kontraktuale” të radhës.

Firma do të hidhet në ditët e ardhshme.

Mendohet se Messi do të fitojë 20-22 milionë euro në sezon duke u bërë kështu futbollisti më i paguar në botë.

Sulmuesi i katalanasve do të përfitojë gjithashtu bonuse nëse sezonet e ardhshme do të jenë të suksesshme për Barcelonën dhe fitimet e tij nga kontrata do të shkonin rreth 30 milionë euro në sezon.

Nuk ndryshon shuma që duhet të paguajë një klub tjetër nëse kërkon të blejë Messin. Do të vazhdojë të jetë 250 milionë euro.

Në kontratën e re parashikohet gjithashtu që Messi do të ndajë me klubin një pjesë të fitimeve nga e drejta e tij e imazhit, gjë që nuk e ka bërë vitet e fundit.

Top Channel