Berlusconi: Nuk bëmë gabim me Seedorfin

16/05/2014 00:00

Për herë të parë, Silvio Berlusconi i ka hapur derën konfirmimit të Clarence Seedorf në pankinën e Milanit për sezonin e ardhshëm.

“Nuk ishte një gabim vendosja e Seedorfit si trajner në muajin janar. Mund të qëndrojë nëse gjejmë një marrëveshje për pozicionin e tij ndaj klubit. Do të vendosim së bashku me Këshillin pas ndeshjes ndaj Sassuolos”, tha presidenti i kuqezinjve për ‘Radio24’.

Pra, kritika e Berlusconit nuk ka lidhje me lojën e Milanit, por me marrëdhënien që ka trajneri i ri me drejtuesit.

Marrëdhënie që mund të rregullohet vetëm nëse Clarence Seedorf pranon kushtet e Berlusconit dhe Gallianit.

Top Channel