Brazil 2014, Botëror ekstraluksoz për Ronaldo-n

15/05/2014 00:00

Portugalia po përgatit në Brazil një “mbretëri” për Cristiano Ronaldo-n dhe shokët e tij. Në grumbullimin e zgjedhur nga trajneri i kombëtares, Bento, spikasin luksi i shfrenuar, siguria maksimale dhe komforti total.

Në veçanti, për t’i lejuar CR7-s të shfaqet më së miri në Botëror, është studiuar një suitë ekstraluksoze, me shumë pasqyra të nxehta (por jo dëmtuese), jastikë aromatikë dhe një shërbim sigurie të personalizuar.

Në rezortin e Campinas ka nisur tashmë numërimi mbrapsht për mbërritjen e Ronaldo-s. “Jemi me të vërtet të nderuar, që do të presim lojtarin më të mirë të botës – ka shpjeguar Armindo Dias, president i kompanisë financiare që zotëron hotelin turistik. – Paraprakisht mendojmë se është një person i thjeshtë, pa shumë pretendime”.

Ndërkohë, përgatitjet për të pritur të madhin CR7 janë në një fazë të avancuar. Ata që do të presin yllin e Realit do të jenë 6 truproja personale, luksi i shfrenuar dhe mëndjemadhësia si një yll kinematografik. Gjithçka për një “mbret”, por mbret futbolli.

Top Channel