NBA, Spurs dhe Heat në finalet e Konferencave

15/05/2014 00:00

Asnjë surprizë në NBA: San Antonio Spurs dhe Miami Heat mbyllin të dyja në 4-1 serinë e gjysmëfinaleve të Konferencave përkatëse duke eliminuar Portland Trail Blazers dhe Brooklyn Nets.

San Antonio mundi Portlandin me rezultatin 104-82. Skuadra teksane u tërhoq nga Leonard dhe Green, të cilët shënuan nga 22 pikë secili.

Miami fitoi me vështirësi 96-94 me 29 pikë të LeBron James dhe 28 të Dwayne Wade.

San Antonio do të presë në finale fituesen e çiftit Oklahoma City Thunder-LA Clippers (seria në 3-2), ndërsa Miami Heat fituesen e çiftit Indiana Pacers-Washington Wizards (seria në 3-2).

Top Channel