Thiago Alcantara humbet Botërorin

15/05/2014 00:00

Thiago Alcantara nuk do të luajë Botërorin e Brazilit pasi rekuperimi i tij nga dëmtimi në gju nuk ka shkuar siç pritej.

Në këtë mënyrë, mesfushori spanjoll i Bayern Munchen nuk do të përfshihet në listën prej 23 lojtarësh të Vicente Del Bosque.

Klubi bavarez ka njoftuar se lojtari ka nevojë për 11 javë kohë që të rekuperohet siç duhet.

Thiago u dëmtua në fillim të muajit prill dhe operoi ligamentin e gjurit të djathtë. Del Bosque kishte besim se Thiago do të rekuperohej kur të niste Botërori dhe mungesa e tij është shqetësuese për trajnerin veteran pasi ai e konsideronte lojtarin e Bayern-it si zëvendësuesin ideal të Xavi Hernandez.

Top Channel