Trendi i marketingut në tenisin femëror

14/05/2014 00:00

Pozicioni i përzgjedhur për marketing në veshjet sportive të tenisteve cilësohet si diskriminues gjinor dhe është vënë në qendër të kritikave së fundmi.

Së fundmi në këtë sport numri i atleteve femra që mbajnë mbishkrime marketingu mbi gjokset e tyre është rritur ndjeshëm dhe në të përfshihen edhe emra të mëdhenj të tenisit femëror.

Shembulli më tipik konsiderohet tenistja italiane Camila Giorgi e cila në të gjitha uniformat e saj shfaqet me dy logo në gjinjtë e saj. Fushatës i janë bashkuar edhe teniste të tjera si Agnieszka Radëanska dhe Dominika Cibulkova.

Ndaj kësaj forme marketingu kanë reaguar organizata dhe shoqata të mbrotjes së grave që e cilësojnë këtë gjetje publiciteti si ofenduese dhe diskriminuese për gjininë femërore.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel