Tre skudeto dhe 200 mln euro borxh

14/05/2014 00:00

Për të fituar duhet të zhytesh në borxhe dhe Juventusi nuk bën përjashtime. Skuadra e Anjelit u kurorëzua për të tretin vit radhazi kampione e Italisë me një sakrificë financiare që sa vjen e përkeqësohet.

Bilancet janë 160 milion euro humbje në tre vite, shto këtu edhe 200 milion të tjera borxhe që klubi i ka marrë për t’u përforcuar në cdo nisje sezoni.nga qershori 2013 deri në mars të 2014, klubi ka regjistruar një bilanc pozitiv prej vetëm 1.6 milion euro, që në fund të sezonit, duke i qendruar fjalëve të presidentit Anjeli, do të transformohen në një gropë të madhe financiare.

Një vit më parë humbjet ishin 15.9 milion euro dhe akoma më keq 2011, me 95 milion euro humbje. Që nga 2010, kur Anjeli mori drejtimin e Juventusit humbjet kapin shifrën prej 195 milion euro që mund të përkeqësohen akoma nëse skuadra do të hyjë në merkato për lojtarë cilësorë në kërkim të trofeut të Ligës së Kampioneve.

Top Channel