Festimi “arrogant” i futbollistit

14/05/2014 00:00

Shënimi i një goli pak minuta para fundit të takimit ka shkaktuar një festim krejtësisht të veçantë të futbollistit Dzimtry Koub.

Lojtari Trakai-s në kategorinë e parë lituanez shënoi golin e barazimit ndaj rivalëve të Zalgiris dhe më pas vrapoi drejt stolave të stadiumit, u ul në njërin prej tyre dhe nisi të duartrokasë…veten.

Festimi mund të konsiderohet arrogant, mungesë modestie apo aspak i përshtatshëm, por pavarësisht këtyre, ja vlen që të shihet.

Top Channel