Tiranë, aksident i rëndë rrugor, një i vdekur

13/05/2014 00:00

Një këmbësor ka gjetur vdekjen në orët e mbrëmjes së të martës si pasojë e një aksidenti rrugor në Tiranë.

Aksidenti ka ndodhur në afërsi të sheshit “Rilindja” në kryeqytet. Paraprakisht mësohet se automjeti tip Smart me targa AA 868 JF ka përplasur përplasur për vdekje një kalimtar, identiteti i të cilit ende nuk dihet.

Viktima është shoqëruar për në spital nga ambulanca e Qendrës Vullnetare të Emergjencave civile, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të saj.

Top Channel