F1, Ferrari nis keq testimet në Spanjë

13/05/2014 00:00

Montmelo duket se nuk i sjell fat Ferrarit. Pas garës së dobët të dielën, “Kokëkuqja” ka nisur keq edhe testimet 2-ditore në pistën spanjolle.

Vetëm dy xhiro për Kimi Raikkonen, i ndalur për një problem në motor.

Ndërkohë, makinat Mercedes vazhdojnë dominimin e tyre edhe në shi. Në ditën e parë të testimeve ishte Lewis Hamilton ai që regjistroi kohën më të shpejtë.

Edhe pse kohët nuk kanë rëndësi në ditët e testimeve, britaniku realizoi xhiron e tij më të shpejtë për 1’44”291, duke lënë pas brazilianin Felipe Massa (Williams) dhe francezin Sebastien Buemi (Red Bull, kolaudator).

Ndjekin Jenson Button (McLaren) dhe Nico Hulkenberg (Force India).

Top Channel