Brazil, asistentja “dërgohet” te “Playboy”

12/05/2014 00:00

Fernanda Colombo është bërë së fundi asistente e gjyqtarëve kryesorë në futbollin brazilian, apo Serie A, siç njihet kategoria e parë e futbollit atje.

Një arritje e rëndësishme për një femër, adhuruese e futbollit, por diçka është thuajse e sigurt: zor se lojtarët do të mund të kontestojnë ndonjë vendimmarrje të saj… ndoshta mund ta ftojnë për ndonjë darkë!

Megjithatë, në debutimin e saj në një ndeshje futbolli si asistente, jo e gjithë aventura shkoi siç mund të kishte dashur Fernanda, 23 vjeçe.

“Lëre futbollin, nuk bën për të. Më mirë shko te Playboy”, kanë qenë disa prej ofendimeve të hedhura në drejtim të saj nga Alexandre Mattos, drejtues i skuadrës së Cruzeiro-s, për anësoren braziliane, për shkak të akordimit të një pozicioni jashtë loje të sinjalizuar prej saj edhe pse nuk ishte, që sipas Mattos ndikoi në humbjen e klubit të tij në derbin me Atletico Mineiro-n, 2-1.

“Ishte një aksion i rregullt, nuk duhej ta ngrinte flamurin. Ajo merrte vendime me ‘komanda’, kur tifozët i bërtisnin kundër, ndoshta e frikësuar dhe sepse mund të mos jetë gati për të gjykuar një ndeshje. Ndoshta mund t’i japin ndonjë tjetër sfidë të rëndësishme javën tjetër”, u shpreh drejtuesi i klubit brazilian për simpatiken Colombo.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel