Kur bikini pushton fushën

12/05/2014 00:00

Sampdoria dhe Napoli luajtën këtë të dielë ndeshjen e parafundit të këtij kampionati. Dy skuadrat u përballën me njëra-tjetrën në stadiumin “Marasi” pa asnjë objektiv.

Napoli në vendin e tretë dhe të siguruar vendin për në Ligën e Kampioneve, Sampdoria që i mbijetoi rënies nga kategoria elitare. Pra një atmosferë festive nga të dyja kampet që i lë dorë të lirë ndonjë nisme ekstra-futbollistike.

Një tifoze e Sampit ndezi atmosferën ende pa nisur takimi kur krejtësisht me bikini nisi të vrapojë në fushën e blertë. Punë e vështirë për punonjësit e sigurisë…por dikush duhet ta bëjë.

Sa për informacion, napolitanët fituan takimin me rezultatin 2-5.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel