Reali del nga gara, titulli vendoset javën e fundit

11/05/2014 00:00

Reali i Madrid-it i thotë përfundimisht lamtumirë garës për titullin kampion, pasi është mundur në javën e parafundit 2-0 nga Celta Vigo.

Dy golat e Charls në secilën pjesë fundosin përfundimisht madrilenët e Ancelotti-t që tashmë kanë mundësi të fokusohen 100% tek finalja e Champions League.

Edhe Atletico e Madrid-it nuk ka mundur të përfitojë në këtë javë për t’u shpallur kampion. Skuadra e Simeone-s ja dalë mbanë të barazojë rezultatin 1-1 përballë Malaga-s pasi ishte në disavantazh.

Në fundin e takimit Malaga mbetet me 10 lojtarë, por shifrat nuk ndryshojnë dhe në këtë mënyrë Atletico do të luajë çështjen e titullit ndeshjen e fundit në Barcelonë përball katalanasve të cilët edhe ata u ndalën në barazim 0-0 nga Elche, gjithsesi, çështja e titullit është në dorën e tyre në rast fitoreje të ndeshjes së fundit me Atletico e Madridit.

Top Channel