Tjetër episod racizmi në futboll

11/05/2014 00:00

Publiku europian ka treguar edhe një herë tjetër se nuk i sheh me sy të mirë lojtarët me ngjyrë. Në ndeshjen e parafundit të Milanit në Serinë A, nga shkallët e stadiumit “Atleti Azurri” të Bergamos, ku kuqezinjtë u përballën me Atalantën, mbrojtësit Kevin Constant (francez me origjinë nga Guinea) iu hodhën dy banane.

Constant e mori njërën nga bananet dhe ia tregoi arbitrit, ndërsa De Jong mori tjetrën dhe duartrokiti me ironi në drejtim të publikut.

Trajneri i Milanit, Clarence Seedorf, tha pas ndeshjes: “Dua vetëm të lavdëroj lojtarët e mi për mënyrën si u sollën. Mbetën të përqendruar dhe vazhduan lojën. Shpresoj që ta gjejnë fajtorin dhe të marrin masat e duhura.”

Atalanta mundi Milanin 2-1 me anë të një goli të shënuar në minutën e 96 të takimit.

Top Channel