Aksident në aksin Lezhë-Shkodër

08/05/2014 00:00

Një aksident i rëndë u regjistrua gjatë mbrëmjes të së mërkurës në aksin Lezhë-Shkodër me pasojë vdekjen e 41-vjeçarit Valentin Gjoni nga Lezha.

Mjeti tip Volkswagen me targa të Lezhës është përplasur me një trajler me targa të Podgoricës, ku sipas burimeve të para nga vendi i ngjarjes, mësohet se shkak ka qenë parakalimi i gabuar.

Në autoveturën me targa të Lezhës viktima shoqërohej nga bashkëshortja Elsa Gjoni, e cila ka marrë dëmtime të lehta dhe është dërguar drejt spitalit të Lezhës për të marrë ndihmën e parë.

Top Channel