Makina në humnerë, 3 të plagosur

01/05/2014 00:00

Një aksident automobilistik ka ndodhur pasditen e së mërkurës në malësinë e Dukagjinit, në Shkodër, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur rëndë tre persona.

Sipas informacioneve të fundit të policisë lokale, ngjarja ka ndodhur në malin e Shoshit, ku një automjet tip fuoristradë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në humnerë.

Burimet policore bëjnë me dije se tre të plagosurit janë nxjerrë nga automjeti nga ekipet e ndërhyrjes së shpejtë dhe janë dërguar në spitalin e Shkodrës për mjekim.

Ndërkohë, motivet e sakta të aksidentit nuk dihen, por dyshohet që shkak të jetë bërë shpejtësia me të cilën udhëtonte automjeti dhe rruga me lagështirë nga reshjet.

Top Channel