Reforma territoriale fillon të hënën

25/04/2014 00:00

Vetëm pak pasi Kuvendi votoi zhbllokimin e Komisionit të Reformës
Territoriale, duke i dhënë shumicën në të mazhorancës, drejtuesi i tij
Bashkim Fino, së bashku me ministrin e Pushtetit Vendor, Bledi Çuçi
njoftuan fillimin nga puna për ndarjen e re të territorit, ditën e hënë.

Po pavaresisht, mazhoranca vijon t’i beje thirrje opozites te zere vendet e saj ne Komisionin e Reformes Territoriale, duke u shprehur e hapur dhe e gatshme, që në çdo moment që opozita do të dojë të bëhet pjesë e këtij procesi, te ndryshoje serish vendimin e Kuvendit per t’i dhene opozites edhe nje anetar tjeter, per t’u barazuar me mazhorancen.

Vendimi i Kuvendit, tha Fino, qe theksoi disa here se eshte bashkekryetar, per te nenkuptuar se vendi ne drejtimin e Komisionit per kolegun nga opozita eshte ende i hapur, ishte vetem zhbllokimi i Komisionit dhe shtyrja e afatit te tij, qe i jep mazhorances nje mundesi.

“Opozitës i themi, që nëse se vazhdoni të mos vini ne nuk mund ta shtymë pafundësisht, pasi në 31 korrik mbyllet sesioni parlamentar dhe duam që brenda këtij sesioni t’i paraqesim shqiptarëve një hartë të re territoriale”, tha Fino.

Ndersa me heret Fino eshte shprehur edhe per reduktim te numrit te qarqeve, ne kete dalje tha se emergjente eshte ajo qe quhet reforma e nivelit te pare.

‘Të ulim numrin e komunave dhe bashkive, është një hap shumë i rëndësishëm për shtetin shqiptar. Çështja e qarqeve, e prefekturave është një çështje dytësore. Në fund të fundit, ndaj bëjme edhe gjithnjë propozim që opozita të jetë prezente, sepse duke qenë edhe ajo prezentë mund të bëjmë edhe reformë më radikale. Në momentin që ata nuk janë prezentë në këtë lloj reformë, atëherë ne do të bëjmë reformë e shkallës së parë që është shumë e rëndësishme për komunat dhe bashkisë”, tha Fino.

Ndersa ndryshe nga mungesa e bashkepunimit politik, ne terren tha ministri Çuçi bashkepunimi me drejtuesit vendore, jo vetem te majte, por edhe te djathte eshte shume i mire.

“Ka një konsensus të gjerë, sa i përket nevojës për të rishikuar ndarjen administrative territoriale. Kryetarë komunash, jo vetëm të maxhorancës parlamentare, por edhe të opozitës parlamentare, të cilët bojkotuan edhe qëndrimin dhe vendimin e partisë nga qendra për të mos marrë pjesë në këto takime. Ata kishin ardhur dhe madje janë shprehur, që po, Shqipëria ka nevojë të rishikojë ndarjen adminsitrative territoriale, sepse kështu nuk mund të vazhdohet më. Më shumë se kush e ndjejnë ata vetë”, tha Çuçi.

Mazhoranca garantoi se te gjitha variantet e hartes se re elektorale do te behen transparente ne media, do te diskutohet me ekspertet dhe njerezit, per te mberritur tek varianti final qe do te jete me i pranueshem per te gjithe.

Top Channel