Rama: Një epokë e re për Ballkanin

25/04/2014 00:00

Themelimi i gjykatës për Krime Lufte në Kosovë, është një dëshmi se Kosova është një shtet i përgjegjshëm.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një intervistë të gjatë për të përditshmen beogradase ‘Danas’, ka thënë se ekziston një vullnet për vendosjen e marrëdhënieve të mira me Serbinë në Shqipëri.Ai duke folur për vizitën e tij në Beograd, e cila është shtyer disa herë, ka thënë se me kënaqësi ka pranuar ftesën dhe se do ta vizitojë Serbinë.

Sipas tij, është një peshë e madhe, por edhe një përgjegjësi ta përfaqësoj Shqipërinë në një epokë të re, pas marrëveshjeve të Kosovës dhe Serbisë. ‘Ajo që mendoj tani, – ka thënë Rama, – nuk janë vitet që kanë kaluar dhe atë që nuk i kemi bërë, por vitet që në mund të kemi para nesh’. Ai ka folur edhe për integrimin duke thënë se Bashkimi Evropian është një vizion, ndërsa nuk ka harruar shqiptarët e Luginës së Preshevës duke thënë se problemet e tyre duhet të zgjidhen. Rama ka vlerësuar se kryeministrat Hashim Thaci e Ivica Dacic e meritojnë cmimin Nobel.

Ai ka qenë i prerë megjithatë se Kosova tashmë është e pavarur dhe mos njohja nga Serbia është vetëm humbje kohe.

Top Channel