Balla komenton foton në “Santiago Bernabeu”

25/04/2014 00:00

Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla ka komentuar foton e publikuar në stadiumin “Santiago Bernabeu”, ku ai shfaqet bashkë me bashkëshorten e tij duke ndjekur ndeshjen Real Madrid-Bayern.

Balla ka bërë të ditur se në atë ndeshje përveç tij kanë qenë edhe deputetë të Partisë Demokratike dhe se shpenzimet në një aktivitet të tillë janë më të lirë se një udhëtim në Maldive. Më pas ai ka akuzuar djalin e ish-kryeministrit.

“I biri i ish-kryeministrit ka qenë në hotelin më të shtrenjtë në botë në Maldive dhe sigurisht një aktivitet i tillë ka më pak shpenzime se një udhëtim i tillë”, ka thënë Balla gjatë seancë parlamentare.

Top Channel