Një zyrtar i lartë i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës ka rënë në prangat e Policisë së Kosovës paraditen e së enjtes.
Bëhet fjalë për Isuf Lumin, i cili në AKI mbante postin e shefit të Departamentit të Verifikimeve. Burime policore thanë për Top Channel se Lumi ka qenë prej kohësh duke u hetuar nga policia për dy vepra penale.
Njëra prej tyre ka të bëjë me falsikimin e diplomës së shkollës së mesme dhe tjetra me legalizimin e disa dokumenteve të rreme që sërish lidhen me shkollimin e tij.
Burimet kanë shpjeguar se Lumi ka qenë përgjegjës për verifikimin e të kaluarës së pjestarëve të Policisë së Kosovës. Sipas burimeve, në të shumtën e rasteve ai padrejtësisht ka refuzuar t’i pajisë zyrtarët e policisë me lejen e sigurisë pas kalimit të verifikimit nga agjencia.
Top Channel