Twerk-ut i bashkohet edhe Cameron Diaz

24/04/2014 00:00

Ditët e fundit është së bashku me Leslei Mann dhe Kate Upton është angazhuar në promovimin e filmit të saj të fundit, “The Other Woman”, dhe kjo s’e pengon Cameron Diaz që të mërkurën në mbrëmje të shfaqte talentin e saj në ‘twerking’.

Aktorja ishte e ftuara e Jimmy Fallon ku kërceu ‘twerk’ para një mashkulli të veshur si panda…dhe të gjithë shpresuan që 41-vjeçarja të mos djersinte, pasi pak më parë sapo kishte deklaruar se nuk përdorte anti-djersë prej gati 20 vitesh.

Një ditë më parë aktorja mohoi të ketë vendosur ndonjëherë në diskutim monogaminë. Në fillim të muajit u citua nga mediat rozë të vinte në pikëpyetje ekzistencën e monogamisë në një marrëdhënie cift. “Nuk jam e sigurtë nëse ka një marrëdhënie monogame”, tha ajo.

“Asnjeherë nuk e kam thënë dicka të tillë. Besoj që monogamia është elementi më i rëndësishëm në një marrëdhënie në cift”, tha ajo.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel