Përpara se të nisë hetimet, Prokuroria e Përgjithshme do të verifikojë
kallëzimin e ILDKP-së, ndaj gjyqtarit dhe anëtarit të Këshillit të Lartë
të Drejtësisë, Gjin Gjoni, i denoncuar për fshehje dhe deklarim të
rremë të pasurisë, në bashkëpunim me bashkëshorten dhe dy notere.

Sipas Prokurorise se Pergjithshme, dosja prej gati 100 faqesh ne te cilat argumentohen 18 episode te dyshuara si abuzive eshte percjelle me urdher te prokurorit të Përgjithshëm për verifikime te metejshme, ne Drejtorine e Task Forces, ne organin qendror te akuzes, e ne rast se konstatohen shkelje do t’i percillet me pas njesise task-force ne Prokurorine e Tiranes per hetime të mëtejshme.

Nga ana tjeter nje burim prane Inspektoriatit te Larte te Deklarimit dhe Kontrollit te Pasurive dhe konfliktit te interesave pohuan se kete te enjte kane njoftuar sipas ligjit per situaten e konstatuar, Keshillin e Larte te Drejtesise dhe kreun e ketij institucioni, presidentin Bujar Nishani, Drejtorine e Pastrimit te Parave, Tatimet, ministrin e Drejtësisë dhe kryetarin e Kuvendit.

Vila qe ndodhet ne Farke eshte nje nder objektet e permendura nga inspektori i pergjithshem ne materialin kallëzues, per të cilen thuhet se gjyqtari Gjin Gjoni ka kryer deklarim te rreme ne lidhje me nje kontrate sipermarrjeje, qe i perket prillit 2012, ne shumen e 700 mije eurove. Por ne dosje ka edhe deklarime te rreme te shitblerjes së aseteve në shumen e 300 mije eurove, nepermjet paraqitjes se dokumenteve te falsifkuara dhe burimeve jo te ligjshme, çka i jep drite jeshile prokuroreve qe te tregojne gjate fazes verifikuese, nese ata do t’i referohen apo jo Ligjit Antimafia persa kohe Inspektori i Përgjithshëm pretendon burim te paligjshem te pasurise.

Megjithate ne disa episode pritet qe prokuroret te jene ne udhekryq, per shkak se disa nga rastet ka mundesi te jene parashkruar nga ligji dhe disa te tjera te mos jene objekt hetimit per shkak se ligji i ri nuk ka fuqi parapavepruese, siç eshte rasti i shkeljeve te 2007 per falsifikim kontratash, me vlerë qindra mijra euro. Pasuria e padeklaruar nga gjyqtari Gjin Gjoni, sipas ILDKP-së kap vleren e rreth 1, 8 milione euro, 53 milione leke te reja e 180 mije dollare.

“Akuzat të montuara politikisht”

Me anë të një deklarate për shtyp, gjyqtari Gjin Gjoni dhe bashkëshortja e tij Elona Caushi, e kanë cilësuar si një fushatë denigruese me qëllime politike ndaj tyre, kallëzimin e bërë nga ILDKP për fshehje të pasurisë.  

“Me qellim keqdashës është realizuar një bashkim mekanik të dy deklaratave të veçanta, të pasurisë , të hartuara nga unë dhe bashkëshortja, pasi martesa midis nesh ka ndodhur me datë 30.12.2011 dhe kjo është datë e deklarimit të përbashkët. Nëpërmjet goditjes sime, kërkohet të uzurpohet Këshilli i Lartë i Drejtësisë dhe të atakohet vetë Presidenti i Republikës”, thuhet në deklaratën e gjyqtarit Gjin Gjoni.

Më tej, në deklaratë gjyqtari Gjoni bën të ditur se Shkëlqim Ganaj, kryetari aktual i ILDKP-së, ka qenë një nga personat me të cilët ai është konsultuar për ta ndihmuar në plotësimin e saktë të deklaratave të pasurisë.

“Një arsye tjetër që autorët e vërtetë e hartimit të këtij pseudo kallëzimi ka të bëjë me përpjekjet e vazhdueshme të qarqeve të caktuar të lidhur me njerëz të pushtetit për gllabërimin e një biznesi të suksesshëm që bashkëshortja ime ka krijuar që nga viti 1997”, thuhet në deklaratë.  

Në fund, gjyqtari njëherazi dhe anëtar i KLD-së Gjin Gjoni bën të ditur se do të depozitojë një kallëzim penal ndaj Ganajt për “shpërdorim detyre” dhe “kallëzim të rremë”. Gjithashtu do të kërkojë dhe një hetim nga Komisioneri i Mbrojtjes së të Dhënave Personale për publikimin e të dhënave private dhe personale.

Top Channel