Me anë të tritolit janë shkatërruar dy ndërtime pa leje në ishujt e
Ksamilit. INUK ka nisur nderhyrjet per prishjen e ndertimeve ne zonën e
Ksamilit dhe të parat që u shkatërruan ishin dy lokale, restorante që
ishin ndërtuar në ishujt përballe Ksamilit.

Aksoni i nisur të mërkuren do të vijojë edhe në ditët në vijim deri në prishjen e objekteve të paligjshme të ndërtuara në ishujt e Ksamilit.

Pronarë të këtyre objekteve nuk kanë reaguar për prishjet ndërsa më parë ata kanë hequr nga objektet ato që mund të hiqeshin.

Pogradec, pronarët e një fushe minifutbolli përplasen me INUK

Pronarët e një fushe minifutbolli në fshatin Buqezë të Linit, buzë liqenit të Pogradecit janë përplasur me punonjësit e INUK, të cilët në kuadër të një aksioni në këtë zonë kishin shkuar për prishjen e objektit pasi ishte pa leje.

Është dashur ndërhyrja e policisë që situata të normalizohej dhe INUK të riniste aksionin, ku veç këtij objekti ne fjale, janë parashikuar për t’u prishur edhe 7 objekte të tjera pa leje.

Edhe ditën e djeshme INUK u përball me qëndresën e banorëve ne Pogradec, të cilët kundërshtonin prishjen e objekteve në pronësi të tyre me pretendimin se janë ndërtuar me leje.

Top Channel