Robben: Prisja më shumë nga Reali

24/04/2014 00:00

Arjen Robben deklaroi pas humbjes ndaj Realit se priste më shumë nga kundërshtari i tij.

“Prisja më shumë nga Reali. Prisja që të kërkonin fitoren dhe të hidheshin në sulm, por qëndruan në mbrojtje dhe për këtë arsye morëm në dorë lojën. U habita të them të drejtën”, tha hollandezi i Bayern Munchen.

Në lidhje me ndeshjen e kthimit, Robben tha se skuadra e tij ka besim: “Luajtëm mirë ndaj një kundërshtari si Real Madrid, që është një ekip i shkëlqyer. Dominuam në Madrid dhe kemi besim se do e bëjmë edhe në ndeshjen e kthimit.”

Hollandezi shprehu keqardhjen që Bayern nuk arriti të shënonte qoftë edhe një gol: “Patëm disa raste, sidomos rasti i Mario Gotze. Tani të mendojmë për ndeshjen e dytë.”

Top Channel