Fantazmë në shkallët e stadiumit?

23/04/2014 00:00

Të gjithë i kishin ngulur sytë të sfera e rrumbullaktë në ndeshjen e javës së kaluar për Kupën Libertadores mes bolivianëve të The Strongest dhe uruguajanëve të Defensor Sporting.

…por kamerat u bënë dëshmitare të një ‘aktiviteti paranormal’ në shkallët e stadiumit. Një fantazmë është shfaqur krejt papritur në një sektor të pambushur të stadiumit dhe më pas ka nisur të vrapojë nga e majta në të djathtë me shpejtësi supersonike, për t’u zhdukur mes turmës.

Ndoshta gjithcka mund të ketë një shpjegim logjik, por ajo që është e sigurtë është që pamjet janë kapur në transmetimin e drejtpërdrejtë të takimit nga ana e FOX Sport.

Top Channel