PS: PD e zhyti vendin në krizë

23/04/2014 00:00

Pas deklarimeve të opozites për futjen e vendit në krize ekonomike,
Partia Socialiste reagoi duke thënë se ishte pikërisht qeverisja e
djeshme, ajo që krijoi 1 milion të papunë dhe zhyti biznesin në një
zinxhir borxhesh, të cilat po i shlyen Qeveria e sotme.

“Opozita ka ende shumë për të reflektuar mbi ku e la Shqipërinë pas 8 vjet qeverisje. Ku e la ekonominë qeveria e mëparshme dhe si e zhyti biznesin në borxhe të pafundme. Si i krijoi ish-Qeveria më shumë se 1 milion të papunë dhe si e ktheu korrupsionin në sistem.Lista në fakt është shumë e gjatë, por ne sot në maxhorancë na takon të flasim për të ardhmen. Për taksimin e ndershëm që rriti te ardhurat për 97% të të punësuarve. Për biznesin e vogël që sot paguan më pak taksa. Për biznesin e madh që sot përfiton nga shlyerja e të gjitha borxheve të qeverise së kaluar”, tha deputetja e PS, Blerina Gjylameti.

Top Channel