Martesat mes çifteve homoseksuale nuk janë më një risi në Shtetet e Bashkuara, ku numri i shteteve të federatës që e kanë njohur atë ka shkuar në nëntë.

Por risia mbërrin nga Masaçusets, njëri ndër shtetet e para që u ka njohur këtë të drejtë homoseksualëve. Pikërisht këtu është lidhur një martesë e cuditshme. Tre femra lezbike lidhën kurorë duke i premtuar besnikëri njëra-tjetrës ‘derisa vdekja t’i ndajë’.

Doll 30 vjeç, Kitten 27 vjeç dhe Brynn Young 34 vjeç janë në një lidhje të pazakontë që prej muajit gusht të vitit të kaluar. Ato thonë se gjithcka po funksionon mrekullueshëm, madje se presim edhe një fëmijë. Në fakt, Kitten është shtatëzënë duke përdorur fekondimin in vitro me materialin gjenetik të një dhuruesi anonim.

Por ‘bashkëshortet’ duket se nuk mjaftohen me kaq. Ato rrëfejnë se plani i tyre është të kenë 3 fëmijë, nga një për secilën. Fëmijët do t’i lindë Kitten, por ato nuk përjashtojnë mundësinë e adoptimit, ndërsa me shaka thonë: “Shpresojmë që të kemi tre fëmijë. Secila nga një duke i qëndruar shakasë tonë që numri i fëmijëve nuk duhet të kalojë numrin e prindërve”.  

FOTO GALERI
1/4

Top Channel