Ambasadorët mbështesin reformën

23/04/2014 00:00

Një dite pasi opozita ripërsëriti refuzimin për pjesëmarrje në hartimin e
reformës së re territoriale, ambasadorët dhe përfaqësuesit e
institucioneve më të rëndësishme ndërkombëtare jane ulur ne tryeze me
përfaqësues të Qeverisë për t’u informuar mbi ecurinë e këtij procesi.

Ne tryezen e organizuar nga OSBE, ministri per Pushtetin Vendor Bledi Çuçi i ka informuar ata per hapat teknike te ndarjes se re te terrorit. Ndersa prej diplomateve eshte pershendetur puna e deritanishme, interersi i tyre mesohet se eshte perqendruar edhe tek çeshtja nese reforma territoriale do te kete ndikim ne ate zgjedhore. Por me shume se sa kaq, shfaqja perkrah Qeverise ishte nje mesazh per vijimin e procesit.

Burime te Top Channel nga tryeza me dyer te mbyllura bejne me dije se ambasadore te rendesishem, kane shprehur mbeshtetjen per ta vijuar reformen, ndersa nga Qeveria kane marre garancine.

“Maxhoranca parlamentare nuk do të bëjë asgjë, që të prekë sistemin elektoral, apo çështje që kanë të bëjnë me çështjet elektorale. Reforma administrativo -territoriale do të jetë një reformë që do të fokusohet vetëm në riorganizimin e territorit”, tha ministri Çuçi.

Top Channel:
A kishin objeksione ambasadorët për faktin se maxhoranca është treguar e vendosur për ta vijuar edhe e vetme reformën territoriale?

Çuçi: Jo, ky shqetësim nuk doli fare. Unë i sigurova ambasadorët se reforma është udhëhequr nga kritere thellësisht teknike dhe profesionale dhe aspak politike. Jua them me garanci se nuk pati asnjë shqetësim të kësaj natyre.

Florian Raunig, kreu i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri: Eshtë një reformë shumë e rëndësishme dhe që flitet prej shumë kohësh. Eshtë momenti për të filluar me reformën dhe është koha që të gjithë të marrin pjesë në këtë proces. Nuk është mirë që një pjesë të mbesë jashtë.

Top Channel:
A mund të shihet e ndarë reforma territoriale nga reforma zgjedhore?

Raunig
: Reforma territoriale është reforma territoriale. Reformat zgjedhore duhet të analizohen, nuk është e thënë që reforma territoriale të ketë patjetër implikime për reformën zgjedhore. Prandaj palët duhet të ulen dhe të flasin me njëra-tjetrin.

Takimi i ambasadoreve me perfaqesues te Qeverise vjen nje dite përpara seances parlamentare, ku pritet votimi i ndryshimit te perberjes dhe funksionimit te Komisionit te reformes territoriale, ku mazhoranca do te kete shumicen per te bere te mundur zhbllokimin e tij dhe vijimin e punes, afati per te cilen eshte dy muaj.

Top Channel