Vrasje me snajper për gjakmarrje

23/04/2014 00:00

Një person është qëlluar për vdekje me armë zjarri snajper mëngjesin e
të mërkurës në fshatin Vukatan të Shkodrës, ndërsa dyshohet se krimi
është kryer për motive gjakmarrje.

Viktima shtetasi Kol Drini 55 vjeç ka qene duke punuar token se bashku me bashkeshorten, kur prane tyre eshte afruar nje automjet me ngjyre te zeze dhe ka qelluar me dy plumba ne drejtim te viktimes.

Sipas policise dyshohet se autoret kane qelluar me arme zjarri snajper silenciator. Si pasoje e plagve te marra 55-vjeçari Kole Drini ka gjetur vdekjen menjehere.

Nderkohe policia ka nisur hetimet per zbardhjen e shkaqeve te ngjarjes dhe identifikimin e autoreve ku jane shoqeruar ne polici 8 persona qe dyshohet se kane lidhje apo djeni me ngjarjen e ndodhur. Nga hetimet e para policia dyshon se krimi eshte kryer per motive gjakmarrje pasi 17 vite me pare vellai i viktimes qe sot ndodhet emigrant ne SHBA ka vrare nje bashkefshatarin e tij per motive te dobeta.

Top Channel