Personat e verbër që ndjekin arsimin parauniversitar në Shqipëri hasin vështirësi të mëdha në procesin e mësimit pasi kushtëzohen nga mungesa e mjeteve përkatëse mësimore deri tek librat.
Kryetari i Shoqates se Personave te Verber ne Shqiperi, Sinan Tafaj thote se ne kete aspekt ne Shqiperi ka investime modeste gje qe ka cuar ne diskriminimin e ketij komuniteti. Z.Tafaj thote se Ministria e Arsimit duhet te krijoje kushte sa me pare per libra te shkruara ne BRAIL per personat e verber qe ndjekin arsimin parauniversitar.
Me ligjin e ri per arsimin parauniversitar te miratuar 2 vjet me pare percaktohet rimbursimi i librave te shkruar ne BRAIL. Libra te tille kane nje kosto te madhe, thuajse trefish me te larte se sa nje liber normal. Statusi i personave te verber dhe ligji perkates per personat me aftesi te kufizuar detyron institucionet publike, por edhe private qe te plotesojne kritere te cilat u vijne ne ndihme kesaj kategorie sociale.
Te marten ne Institutin e Personave qe nuk Shikojne ‘Ramazan Kabashi’ u zhvillua nje ceremoni ne nder te mesueses se ketij institucioni Mirela Kapedani e cila u shpall fituese e cmimit te pare ne konkursin nderkombetar qe u zhvillua ne Paris per personat e verber.
Top Channel