Ancelotti: Bajerni nuk është macja ime e zezë

22/04/2014 00:00

“Mund të jetë e Realit, por Bayern Munchen nuk është macja ime e zezë. Ndaj tyre kam arritur rezultate të mira.”

Këto janë fjalët e Carlo Ancelottit, trajnerit të Real Madrid, në prag të ndeshjes së parë gjysmëfinale të Ligës së Kampioneve ndaj bavarezëve.

Cristiano Ronaldo
– Është stërvitur normalisht në dy ditët e fundit. Do të luajë nëse kemi siguri që mund të luajë pa probleme. Kemi besim, por nëse ekziston rreziku i përsëritjes së dëmtimit, Cristiano nuk do të luajë. Kualifikimi nuk vendoset vetëm në një ndeshje. Ndeshja përcaktuese luhet të martën tjetër.

Bale – Është shumë i lumtur. Ka besim, ashtu siç ka e gjithë skuadra. Pas asaj që bëri me Barcelonën, është normale të të rritet vetëbesimi. Gjithsesi, nuk mendoj se ai gol e ka frikësuar kundërshtarin tonë.

Si do të luajë Reali – Do të jemi 11 lojtarë në fushë. Do të ndihmojmë njëri-tjetrin, ashtu siç bëmë ndaj Barçës. Barcelona nuk është Bayern Munchen, por filozofia është e njëjta. Duhet të punojmë shumë në mbrojtje dhe duhet të kontrollojmë lojën për të treguar cilësitë tona. Duhet të bëjmë lojën tonë, jo të pengojmë atë të kundërshtarit.

Bayern Munchen favorit
– Nuk më habit pasi ata janë një skuadër shumë e fortë që këtë sezon kanë fituar shumë ndeshje dhe sezonin e kaluar fituan Ligën e Kampioneve.

Top Channel