Manchester United shkarkon trajnerin

22/04/2014 00:00

David Moyes nuk do të jetë më trajner i skuadrës së Manchester United.
Eleminimi nga Champions, nga Kupa e Anglisë dhe rezultatet jo të mira në
kampionat i kanë detyruar drejtuesit e këtij klubi të shkarkojnë
trajnerin, i cili para 10 muajsh zëvendësoi Sir Alex Ferguson.

Kjo është hera e parë pas 28 vjetësh që klubi anglez shkarkon nga detyra një trajner. Ndërkohë, ai që do të zëvendësojë Moyes deri në fund të sezonit do të jetë futbollisti veteran Ryaan Gigs, i cili ka 27 vjet që është pjesë e skuadrave të Manchester United.

Drejtuesit e klubit mendojnë se 41-vjeçari uellsian është njeriu i duhur për të ringritur skuadrën, por ende nuk kanë marrë një vendim përfundimtar nëse do të vazhdojë të jetë ai trajneri i ekipit edhe për sezonin e ardhshëm.

Më herët për zëvendësimin e Moyes kishin qarkulluar emrat e holandezit Luis Van Gaal dhe trajnerit aktual të Borussia Dortmund, Jurgen Klopp.

Top Channel