Mourinho: Simeone? Nuk është më i mirë se unë

21/04/2014 00:00

Në prag të gjysmëfinales së parë të Champions League, si para çdo takimi të rëndësishëm edhe këtë herë, kundër Atletico Madrid, Mourinho thumbon kundërshtarin e tij.

“Është e vështirë të krahasosh 2 trajnerë, por unë mendoj se Simeone nuk është më i mirë se unë”, ka thënë Mourinho kur është pyetur në lidhje me trajnerin e Atletico Madrid dhe ecurinë ë tij.

Trajneri portugez i Chelsea-s ka thënë se nuk është e drejtë të bëhen krahasime mes 2 drejtuesve me përvoja të ndryshme nën drejtimin e ekipeve të futbollit.

“Nëse një ekip arrin deri në këto niveli ai ka cilësi, por nuk mund të bëhen krahasime mes meje dhe Simeones, pasi kam 15 vjet karrierë, ndërsa ai më pak”, tha Mourinho.

Në lidhje me Torres, një ish-lojtar i Atletico-s, portugezi ka thënë se: Pavarësisht se ai është një tifoz i tyre është edhe një profesionist i madh dhe nëse do të luajë do të jap më të mirën për Chelsea-n.

Top Channel