Edhe në Universitetin e Mjekësisë do të vendosen shefat e
Departamenteve, të cilët nuk do të kenë të drejtë të zgjedhin shefat e
shërbimeve në Spitalin Universitar. 

Ministria e Arsimit do të përzgjedhë shefat e shërbimeve në QSUT, sipas kritereve te percaktuara ne vendimin e Këshillit te Ministrave, ne menyre qe universiteti te kete me shume autonomi.

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla dhe ministri i Shendetesisë, Ilir Beqja, kane argumentuar para Komisionit te Medias dhe Arsimit te gjitha ndryshimet qe duhet te kete ky nen i Ligjit te Arsimit te Larte.

“Garantojmë se do të ruhet cdo mandat që ka ardhur në këtë proces përmes votës dhe ashtu sikurse ligji thotë, për cdo njësi të re të krijuar ne do të operojmë konform ligjit, duke komanduar një drejtues, deri në përgatitjen e statusit të zgjedhjeve dhe gjithë procedurës.  Pra do të ruhet çdo mandat i zgjedhur konform ligjit, me votim”, tha Nikolla.

“Duhet kuptuar ringritja e akademizmit në mjekësi në departemente, për të bërë pastaj që shërbimet do të jenë shumë më tepër kujdes spitalor”, tha Beqja.

Deputeti i Partise Socialiste, Ylli Zecishti, qe vjen nga fusha e mjeksise, ka sjelle argumentë te qarta mbi problematiken qe ka Qendra Spitalore Universitare ‘Nene Tereza’, e cila jo rralle mbahet peng nga shefat e sherbimeve. Zoti Zeçishti tha se deri me sot ne kete qender nuk eshte dhene asnje qindarke per kerkimin shkencor dhe nuk ka ambiente per zhvillimin e leksioneve.

“Ai që është shef departamenti është edhe shef shërbimi tek ne. Ndaj çalon puna. Prandaj shihni profesorët, sepse gjithnjë bëhet për të mbajtur sallën e operacionit, për të mbajtur dhe departamentin. Prandaj duhet ndarë mirë kjo punë, cfarë ka shefi i departamentit dhe cfarë ka shefi i shërbimit”, tha Zecishti.

Bordi i Qendres Spitalore Universitare do te kete detyre vetem administrimin e QSUT-së dhe jo perzgjedhjen e shefave te sherbimit, pasi ne te kaluaren jane evidentuar abuzime te renda. Ministria e Arsimit dhe e shendetesise deklaruan se nuk do te kete nderprerje te mandateve te shefave te zgjedhur me vote, por vetem te strukturave te reja, qe do te perzgjidhen me kriteret e ndryshuara. Ne nje kohe qe deputet e opozites, kane deklaruar se ka shitje diplomash nga universitet private Ministria e Arsimit, tha se reforma ne arsimin e larte dhe ne shendetesi do te jete e thelle dhe do te rishikohen te gjitha kriteret e licensimit.

Top Channel