F1, Vettel: T’i nxjerrim potencialin makinës

21/04/2014 00:00

Sebastian Vettel, katër herë kampioni i Formulës 1, këmbënguli se Red Bulli duhet të vazhdojë punën me kokën ulur në mënyrë që të shkurtojë diferencën e madhe që e ndan nga Mercedesi.

“Nuk zgjidhim gjë duke u qarë. E dimë që makina jonë ka potencial të jashtëzakonshëm, thjesht duhet të punojmë më shumë për ta nxjerrë në pah këtë potencial”, shkroi piloti gjerman në faqen e tij zyrtare në internet.

Pasi ka fituar katër titujt e fundit, Vettel e sheh veten në vendin e pestë të renditjes së këtij viti me 33 pikë. Dy pilotët e Mercedesit, Nico Rosberg dhe Lewis Hamilton, kanë respektivisht 79 dhe 75 pikë pas katër garave të para.

“Jam i bindur se me kalimin e kohës do të kuptojmë pse nuk po funksionojnë sot gjërat. Ne nuk dorëzohemi”, tha Vettel.

Top Channel