Chelsea, Hazard mungon në stërvitje

21/04/2014 00:00

Lojtari më i mirë i Chelsea, Eden Hazard, nuk është stërvitur ditën e sotme me shokët e skuadrës dhe është në dyshim për ndeshjen që “Blutë” e Londrës do të zhvllojnë të martën ndaj Atletico Madrid.

Në këtë mënyrë duket se skuadra e Jose Mourinho do të luajë gjysmëfinalen e parë të Ligës së Kampioneve pa mesfushorin e talentuar belg.

Hazard nuk luan me Chelsea që nga ndeshja e dytë e çerekfinaleve të Champions, takim që skuadra e tij e fitoi 2-0 ndaj PSG.

Mendohet se në vend të tij Mourinho do të aktivizojë gjermanin Schurrle, i cili do të shoqërohet nga Oscar dhe Willian në mesfushë.

Top Channel