Rekomandimet: Si të luftohet korrupsioni

21/04/2014 00:00

Në kulmin e akuzave për korrupsion në drejtësi, ministri Nasip Naço,
gjatë një takimi me Prokurorin e Përgjithshëm, deklaroi mënyrat se si
mund të luftohet korrupsioni.

Gjatë prezantimit të rekomandimeve 2014 të Këshillit të Ministrave ndaj Prokurorisë, ministri i Drejtesisë, mes te tjerave theksoi nevojen per hetime aktive.

“Për këtë kërkohet të ngrihen hetime pro-aktive si parakusht për vijueshmërinë e rezultateve të ndjekjes efektive penale në të gjitha nivelet, vecanërisht në ato fusha ku ekziston një perceptim i fortë i publikut për korrupsion. Për forcimin e luftës kundër korrupsionit rekomandohet: Rritja e numrit të çështjeve të hetuara, sidomos i hetimeve pro-aktive, për raste të evidentuara në nivelet e mesme dhe të larta të administratës shtetërore, të sistemit gjyqësor dhe zyrtarëve pa imunitet;  forcimi i koordinimit ndërinstitucional në shërbimet policore, për shkëmbimin e informacionit dhe përdorimin sa më efektiv të metodave speciale të hetimit, për sigurimin e provave dhe goditjen e korrupsionit; hetime të shpejta, efikase dhe zbatim rigoroz të dispozitave proceduriale penale; aplikimin e masës së sigurimit, si rregull arrest në burg, për rastet e korrupsionit dhe fshehjes së pasurive, produkt të veprës penale”, tha Naço.

Por, ndersa ndryshimet ne Kodin e Procedures penale e konsiderojne korupsionin si krim te rendë, Prokurori i Pergjithshem Adriatik Llalla u shpreh se Prokuroria e Krimeve te Renda eshte ne faze riorganizimi per kete shkak.

“Në atë që gjykohet se është tepër e rëndësishme, gjithashtu fortësimin e hetimit, duke kërkuar saktësi dhe shpejtësi në kryerjen e veprimeve hetimore. Nga pjesa më e madhe e juaja, konstatohet se përmbushet në mënyrë korrekte detyra, ashtu sikurse ka raste që le vend për të dëshiruar”, tha Llalla.

Ne dalje te Prokurorise, ministri Naço replikoi me rezolutën e Konferences Gjyqyesore, në të cilën konkludohet se Ministria e Drejtësisë duhet të marre masa per te mos publikuar rastet e denoncuara nga publiku, pa u verifikuar vertetesia e tyre nga inspektoret.

“Gjykata do të dijë të orientojë çdolloj gjyqtari për akuzën që bëhet. Akuzat nuk i bën Ministria e Drejtësisë. Ministria kërkon nga cdo institicion që të denoncojë korrupsionin kudo që ai shfaqet dhe besoj që këta që e ngrenë me forcë ndjehen ngushtë, nga presioni gjithnjë e më i madh që bëhet. Mjafton t’i referoheni fjalës së Presidentit të Republikës, që thotë se ‘gjytarët nuk mendojnë se si të fillojnë punën, por të marrim një zarf që presin nga avokati, prokuropri apo të tjerët’, besoj se situata është shumë e rëndë, kur këtë e thotë Presidenti i Republikës”, tha Naço.

Në fillim të muajit prill, nisur nga rasti i nje gjyqtareje te denoncuar ne portalin e Ministrise se Drejtesie, komisioneri per mbrojtjen e të dhënave personale i ka kerkuar kesaj ministrie qe ne faqen ‘denonco korrupsionin’, te dhenat personale te gjyqtares te hiqen. Nderkohe, qe per te njejten çeshtje Gjykata e Durresit ka urdheruar te mos qendroje i publikuar ankimi i qytetarit, ndaj gjyqtares me inicialet R.M, pasi demton nderin dhe reputacionin e saj.

Top Channel