Një 6-vjeçare ka humbur jetën, ndërsa motra e saj më e vogël ka mbetur e
plagosur në një aksident automobilistik që ndodhi mëngjesin e së hënës
në një fshat të Durrësit.

Ngjarja ndodhi në qendër të fshatit Armath, pranë Maminasit. Dy motrat e familjes Lala, të vendosur disa vite më parë në këtë fshat, kishin dalë nga shtëpia për të shkuar në shkollë dhe në kopsht kur janë përplasur nga një automjet tip Audi me targa AA057EK, të drejtuar nga shtetasi Bledar Musta, 32 vjeç.

Si rezultat i përplasjes nga automjeti ka gjetur vdekjen Sebastiana Lala, e cila në nëntor të këtij viti do të mbushte 7 vjeç, ndërkohë motra e saj Sh. Lala 5 vjeçe është dërguar në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ka ndaluar drejtuesin e automjetit dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, ndërkohë që paraprakisht deklarohet se vajzat i kanë prerë rrugën automjetit që po lëvizte mbi normat e lejuara të shpejtësisë në një zonë të banuar.

Top Channel