Leo Messi rikthehet tek goli

21/04/2014 00:00

Të gjitha vështrimet ishin tek Leo Messi në ndeshjen që Barcelona luajti në Camp Nou ndaj Athletic Bilbaos të dielën në mbrëmje dhe që e fitoi me rezultatin 2-1.

Argjentinasi është një nga lojtarët që mban përgjegjësinë më të madhe në eliminimin e Barcelonës në Ligën e Kampioneve dhe humbjen në finalen e Kupës së Mbretit, por ndaj bardhekuqve, katër herë fituesi i Topit të Artë ishte më intensiv, më i lëvizshëm dhe më i përfshirë në lojën e skuadrës.

Messi kishte disa raste për shënim dhe ishte pikërisht ai që shënoi golin e fitores në minutën e 74-t, me anë të një goditjeje dënimi.

Ky ishte goli numër 26 i tij në kampionatin spanjoll, një më pak se Diego Costa dhe 2 më pak se Cristiano Ronaldo.

Top Channel