Bundesliga, Bayern rigjen fitoren

20/04/2014 00:00

Bayern Munchen rikthehet te fitorja në kampionat, pas 2 disfatave radhazi. Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola mundi Eintracht Braunschweig 2-0, një sukses ky që rrit akoma më shumë moralin për ekipin bavarez, në prag të supersfidës me Real Madrid, në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.

Braunschweig, që ndodhet në vendin e fundit në renditje, i rezistoi Bayern-it deri në minutën e 75-të, kur shënoi edhe golin e parë të takimit me Pizarro-n, por ai që vulosi rezultatin ishte Mandzukic, me golin e dytë të kësaj ndeshjeje.

Borussia Dortmund dhe Mainz dhuruan spektakël në sfidën mes tyre, në “Signal Iduna Park”, duke shënuar në total 6 gola, por fitorja u shkoi verdhezinjve të Klopp, që e mbyllën takimin 4-2.

Jojic i dha avantazhin Borussia Dortmund-it në minutën e 6-të, por Mainz arriti të barazojë rezultatin në 1-1 pas vetëm 8 minutash. Ekuilibri nuk zgjati shumë, pasi Lewandowski shënoi sërish për Borussia-n, duke e çuar rezultatin në 2-1, rezultat ky që mbylli edhe pjesën e parë.

Me fillimin e së dytës, Mainz barazoi sërish, ku edhe në këtë rast Okazaki ishte autori i golit. Ashtu sikurse edhe në pjesën e parë, barazimi i Mainz-it zgjati shumë pak, pasi Piszczek 3 minuta më vonë riktheu Dortmund-in në avantazh, duke shënuar golin e tretë, ndërkohë që Reus çoi rezultatin përfundimtar të takimit në 4-2, pas një 11-metërshi.

Top Channel