F1, triumfon sërish L. Hamilton

20/04/2014 00:00

Ka përfunduar me fitoren e pilotit britanik Lewis Hamilton, gara e katërt e këtij sezoni të Formula 1, apo Çmimi i Madh i Kinës. Një kombinim anglo-gjerman perfekt, i cili vazhdon dominimin në këtë sezon, duke fituar të katërta garat, 3 nga britaniku Hamilton dhe 1 nga Rosberg, të dy pilotë të skuderisë Mercedes.

Kjo ishte fitorja e 25-të në karrierën e britanikut, i cili barazon kështu legjendën e këtij sporti, Niki Lauda. Në vendin e dytë është renditur pikërisht shoku i tij i skuadrës, Nico Rosberg, i cili ruan ende kryesimin e botërorit për pilotë, ndërsa për herë të parë në pod është ngjitur Fernando Alonso, me Ferrari, i cili përfitoi sa mundej nga starti i mirë dhe nga strategjia e “kokëkuqes” në bokse, për të rrëmbyer kështu vendin e tretë.

Pas tyre u renditën dy pilotët e Red Bull, kampionëve të sezonit të kaluar, por këtë herë piloti debutues Ricciardo del përpara 4 herë kampionit të botës, Sebastian Vettel. Australiani ka qenë më agresiv që në xhirot e para, ndërsa gjermani nuk dukej në formën e tij më të mirë e për këtë arsye u urdhërua nga skuadra t’i hapë rrugën shokut të skuadrës Ricciardo.

Në 10 të parët u renditën edhe Hulkenberg, Bottas, Raikkonen, Perez dhe Kvyat. Me këtë garë mbyllet edhe turi aziatik i Formula 1 për këtë sezon, teksa pas 3 javësh do të nisë turi europian, me Çmimin e Madh të Spanjës, në Katalunja, nga 9-11 Maj.

Renditja e pilotëve, pas 4 garave të para të zhvilluara.

1. Rosberg, Nico    61
2. Hamilton, Lewis    50
3. Hulkenberg, Nico    28
4. Alonso, Fernando    26
5. Vettel, Sebastian    23
6. Button, Jenson    23
7. Magnussen, Kevin    20
8. Bottas, Valtteri    18
9. Perez, Sergio    16
10. Ricciardo, Daniel    12
11. Massa, Felipe    12
12. Raikkonen, Kimi    7
13. Vergne, Jean Eric    4
14. Kvyat, Daniil    3

Renditja e skuderive pas 4 garave të zhvilluara
.

1. Mercedes    111
2. Force India    44
3. McLaren    43
4. Red Bull Racing    35
5. Ferrari    33
6. Williams    30
7. Toro Rosso    7

Top Channel