Të krishterët festojnë Pashkët

19/04/2014 00:00

Të shtunën në mbrëmje besimtarët e krishterë festojnë Pashkët. Ortodoksë dhe katolikë do të presin në mesnatë ringjalljen e Krishtit.

Fortlumturia e tij Anastas, Kryepeshkop i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë, si edhe Imzot Rrok Mirdita, Arqipeshkvi Metropolit i Dioqezës Tiranë–Durrë urojnë të gjithë besimtarët.

“Lindja e Krishtit është e mbushur me dritë të shkëlqyer, rrezaton valë drite në të gjitha drejtimet e botës. Këtë dritë ftohemi ta marrim në thellësinë e qënies sonë. Të shohim mendjen, fytyrën e zemrat tona, që shpesh pushtohen nga melankolia dhe zemërimi. Vëllezër e motra, Krishti u ngjall. Gëzuar!”, uron kryepeshkopi Anastas Janullatos.

“Në qytetet dhe fshatrat tona, në shoqërinë tonë nuk mungojnë dhimbjet dhe dështimet, vuajtja e njerëzve të pafajshëm. Çdo njeriu të vuajtur i Ringjalluri i thotë sot ‘mos ki frikë’. I thotë çdo gruaje dhe burri ‘mos kini frikë’. Krishti i ringjallur mbush me lumturi e shpresë jetën e të gjithëve. Për shumë vjet pashkët!”, uron nga ana e tij imzot Rrok Mirdita.

Top Channel