BB7, surpriza në spektaklin e sotëm

18/04/2014 00:00

Histori dashurie po evidentohen brenda shtëpisë së Big Brother. Njëra është ajo mes Xhulit dhe Arditit, të cilët megjithëse po përpiqen ta mbajnë të fshehur për banorët, po bëhet gjithnjë e më e dukshme për publikun.

Histori tjetër që ka nisur një zhvillim, ajo mes Visarit dhe Lorit. E dyzuar Lori për këtë marrëdhënie të veçantë që ka krijuar me Visarin.

Ndërkohë, edhe lojërat në grupe po thellohen nga dita në ditë. Arditi me Xhulin, Nevilën e Katerinën, nga ana tjetër Matilda, Fatjoni e Valeri. Më të tërhequr me njëri-tjetrin Meridiani dhe Mikela. Por, gjithçka mund të ndryshojë nga momenti në tjetrin, në bazë të strategjive për të qëndruar më gjatë.

E sa i përket qëndrimit, sot në mbrëmje e rrezikojnë atë Fatjoni, Matilda, Arditi, Lori dhe Katerina, të cilët janë të kandiduarit për eliminim. Por jo vetëm kaq në spektaklin e sotëm, përpos eliminimit, lojërave e bisedave, do të trajtohet edhe historia e dhimbshme e njërës prej banorëve.

Top Channel