Separatistët kundër marrëveshjes

18/04/2014 00:00

Separatistët pro-rusë në Donjeck vendosën të mos braktisin ndërtesat qeveritare, duke sfiduar hapur autoritetet e Kievit dhe duke rrezikuar marrëveshjen e re ndërkombëtare që u arrit të enjten në Gjenevë të Zvicrës.

Aleksander Gnezdilov, zëdhënësi i  të ashtuquajturës“Republikës së Popullit” të Donjeckut tha se “ata do të braktisin ndërtesat vetëm kur qeveria e paligjshme e Kievit të boshatisë parlamentin dhe presidencën”.

Një prej protestuesve në Donjeck tha se “ata do të largohen vetëm atehere kur demonstruesit pro Bashkimit europian të heqin kampin e tyre nga sheshi Maidan”. Përmes një deklarate, separatistet e Donjeckut, sic raporton BBC,  thanë: “Nuk mund te pranojmë vlerat e juntës së Kievit; kemi të shkuarën heroike, që prej Luftës së Dytë Botërore, ne jemi ariu i Rusisë, i cili po zgjohet. Mos u shqetesoni, cdo gje do te jetë paqesore. Problemi i vetëm është nëse junta e Kievit kërkon luftë”. Ata thane se “akoma nuk kanë nevojë për ndihmën nga Rusia. “Do të zhvillojmë referendumin për pavarësinë e Donbasit, përpara 11 Majit dhe pas kësaj ne do të kërkojmë ndihmë”.

Duke iu drejtuar Parlamentit të premten Kryeministri i përkohshëm i Ukrainës, Arsenji Jacenjuk tha se është hartuar projektligji i amnistisë për ata që do të dorëzojnë armët dhe do të dalin nga ndërtesat qeveritare”. Bashke me presidentin, Oleksander Turcinov bene thirrje per unitetin kombetar dhe premtuan te permbushin disa prej kerkesave te protestuesve ne lindje te vendit; u zotuan se do të mbështesin ndryshimet kushtetuese, perfshire edhe dhenien e me shume kompetencave- keshillave locale, perfshire edhe gjuhen, nje prek kerkesave kyc te rusishtfolesve.

Rusia, Ukraina, Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara pas takimit ne Gjeneve ishin të një mendjeje se “grupet ushtarake të paligjshme në Ukrainë duhet të largohen menjehere nga ndërtesat qeveritare”. Presidenti amerikan Barak Obama mirepriti me kujdes marrëveshjen e Gjeneves, por ai paralajmeroi se SHBA dhe aleatet jane gati t’i vendosin sanksione te reja Rusise, qe akuzohet nga Perendimi per mbeshtetje te separatisteve ukrainas, nese situate nuk permiresohet.

Top Channel