Zgjedhjet në Algjeri, 77-vjeçari synon mandatin e 4-t

18/04/2014 00:00

Algjerianët votuan ditën e enjte në zgjedhjet presidenciale, në të cilat Abdel Aziz Bouteflika kërkon të marrë mandatin e katërt.

Udhëheqësi 77-vjeçar, i cili kohët e fundit ka pasur probleme serioze me shëndetin, gjatë ditës së djeshme të votimit u shfaq në publik i ulur në një karrocë.

Pjesëmarrja në votimet e së enjtes shkoi deri në 51.7% nga 23 milion votues të regjistruar në vend, ka bërë të citur Ministria e Brendshme.

Kandidatët e tjerë shpresonin në mos pjesëmarrjen e Bouteflika-s, duke deklarua se ai nuk ishte i aftë për shkak të problemeve shëndetësore. Menjëherë pasi Bouteflika është konfirmuar si kandidat 3 prej kundërshtarëve të tij janë tërhequr nga votimi, duke thënë se tashmë rezultati është i përcaktuar.

Si pasojë e rikandidimit të 77-vjeçarit u organizua një lëvizje e quajtur ‘Barakat’, që do të thotë “Mjaft” e për pasojë pati protesta në të gjithë vendin.

Rreth 260 mijë forca policie u angazhuan për t’u kujdesuar për mbarëvajtjen e zgjedhjeve.  

Top Channel