Volejboll, UMB mposht Partizanin

17/04/2014 00:00

Skuadra UMB Voley fitoi 3-0 finalen e dytë ndaj Partizanit dhe ndeshja e fundit play off do të vendosë se cila nga këto skuadra do të shpallet kampione e Shqipërisë në volejboll për femra.

Edhe pse kishin mbështetjen e qindra tifozëve në “Asllan Rusi”, skuadra e Partizanit nuk pati të njëjtin ritëm me atë të ndeshjes së parë të cilën e fitoi 3-1 me sete.

Skuadra e UMB Voley dominoi në finalen e dytë duke konfirmuar supremacinë dhe dominimin që i ka bërë kampionatit të gjatë gjithë këtij sezoni.

I vetmi set ku vajzat e drejtuara nga Gurabardhi u ndjenë në vështirësi ishte i treti, ku Partizani ishte shumë pranë fitores pasi kryesonte 22-16.

Por skuadra universitare nuk u dorëzua dhe përmbysi rezultatin në 24-26. Sfida e tretë finale dhe e fundit do të zhvillohet ditën e dielë në pallatin e sportit “Asllan Rusi”.

Top Channel