Çifti fitues në “100 milion”: Gjysma e parave për bamirësi

17/04/2014 00:00

Çdo të thotë të jesh i puthur nga fati dhe më pas të vendosësh që një pjesë të fatit t’ua dhurosh të tjerëve? Të ftuarit e se enjtes në emisionin e Pasdites bënë dicka tjetër. Të martën fituan 10 milionë lekë në quiz-show “100 milion”.

Nermini dhe Diamanti pyetjes së cfarë do të bënin me këto para, menjëherë pas fitores, thanë se gjysmën e shumës do ta dhurojnë për miqtë në nevojë. Si mbërriti në këtë vendim çifti fitues?

Diamanti: Ishte një vendim i marrë që më përpara, i dëshiruar dhe e pata ndarë dhe me bashkëshorten time.

Nermini: Unë e mbështeta plotësisht dhe isha shumë e lumtur duke qenë se ne vetë kemi një background të tillë. Kemi qenë studentë dhe e dimë cdo të thotë të jesh studentë në vështirësi dhe kemi zgjedhur këtë kauzë për të kontribuar.

Nga momenti që aplikuan e deri në momentin që u ftuan, në spektakël, sa kohë u desh dhe si rrodhi koha?

Nermini: Kur kemi aplikuar ishim ende të fejuar. Ishte në fazat e para emisioni. Një emision interesant që e shikonim me kërshëri kur ktheheshim nga puna të lodhur. Ishte ndër të paktët emisione që ndiqnim dhe aplikuam dhe tani jemi të martuar me një fëmijë.

Si u përgatitën pas telefonatës së pranimit për të luajtur? Bashkëshortët thonë se kaloi pak më shumë se një javë që nga marrja e telefonatës e deri tek pjesëmarrja në quiz.

Cfarë bënë gjatë kësaj kohe?

Diamanti: Nisëm ato parapërgatitjet, kërkimet në internet, përditësimet me lajmet, cfarë të mundnim të shfletonim.

Nermini: Më shumë përditësime me lajmet sepse enciklopeditë ishte e pamundur t’i shfletonim.

Diamanti: Ishte një strategji fituese, megjithëse unë ndjehem akoma i prekur nga fati megjithëse realisht po të bësh llogaritë statistikore mund të mos e arrinim. Ne jemi tek ajo pjesa e vogël që dolëm fitues.

Në fakt, cifti humbi një pjesë të madhe të shumës që në pyetjen e parë, nga 8 gjithsej, plot 45 milionë lekë.

Nermini: Qëllimi ynë realisht ishte të luanim dhe të rrinim sa më shumë në lojë. Kishim vendosur të luanim dhe nuk ishte qëllim primar fitorja.

Kur e sheh nga ekrani gjakftohtë pyetjet duken më të thjeshta, si u ndje çifti?

Diamanti: Është shumë sfiduese. Nga televizori duket shumë e lehtë, dicka që mund ta arrish, por kur je përballë pyetjeve duhet të marrësh vendime në pak sekonda, duhet të bësh shpërndarjen e parave në pak sekonda kështu që ishte strategjia e ndarjes, duke ndarë paratë aty ku ndiheshim ne të sigurtë.

Telefonata e parë?

Nermini: S’e mbaj mend. Babi ose motra e Diamantit. Nuk e di.

Kur nisën të bëheshin llogaritë se si do shpenzoheshin 10 mln lekë?

Nermini: Që kur ikëm në shtëpi. Gjysmën Diamanti e kishte vendosur, ndërsa për pjesën tjetër duke menduar për dhurata për familjarët duke menduar se si do ia cojmë ato nipërve që ka Diamanti jashtë shtetit.

Diamanti: Ideja është gjithpërfshirja e të afërmve dhe gjithë familjes në këtë fitore të vogël.

Top Channel