KLD pezullon gjyqtarin Pojanaku

17/04/2014 00:00

Këshilli i Lartë i Drejtësisë, në një mbledhje të jashtëzakonshme autorizoi prokurorinë që të kryejë veprimet e mëtejshme hetimore ndaj gjyqtarit të Pogradecit, Dhimitër Pojanaku.

Me vota unanime, anëtarët e KLD-së vendosën të pezullojnë nga detyra gjyqtarin Pojanaku, i arrestuar në kushtet e flagrancës një ditë më parë teksa ishte duke marrë rryfshet nga njëra prej palëve e përfshira në gjyq.

Zëdhënësi i KLD-së, Elis Kuçi njoftoi se gjatë mbledhjes për këtë çështje, e zhvilluar me dyer të mbyllura, është vendosur gjithashtu inspektimi i dosjeve gjyqësore të menaxhuara nga Pojanaku përgjatë një viti.

Gjyqtari akuzohet se ka marrë rryshfet prej gati 450 mijë lekë të vjetra për të pushuar një proces gjyqësor. Pas këtij arrestimi prokurori i përgjithshëm, në bazë të nenit 137 pika kater e Kushtetutës, njoftoi menjëherë KLD-në për prangosjen e gjyqtarit, nën akuzë për “korrupsion pasiv”.

Top Channel