25 vjet burg për Ardian Prrenjasin

17/04/2014 00:00

Gjykata e Tiranës dënoi me 25 vjet burg pedofilin Ardian Prrenjasi, i cili u shpall fajtor për marrëdhënie homoseksuale me dhunë me të mitur.

Ardian Prrenjasi dyshohet dhe për vrasjen dhe zhdukjen e trupit të të miturit Julian Cela.

Prrenjasi u kap në flagrancë në datën 13 mars të vitit 2013 brenda ambienteve të banesës së tij.

Krimi monstruoz ka ndodhur në zonën e Laprakës, ku Ardian Prrenjasi kishte marrë një banesë me qira. Në lidhje me këtë krim Prrenjasi ka pranuar gjithçka.

Prokuroria veçoi dosjen që ka të bëjë me zhdukjen e minorenit Julian Çela, për të cilin Prrenjasi fillimisht deklaroi se e kishte vrarë dhe më pas trupin e kishte hedhur në landfillin e Sharrës. Por, kërkimet nuk dhanë rezultat, ndërsa Prrenjasi filloi të ndryshojë thëniet duke e mbuluar me mister zhdukjen e minorenit.

Top Channel