F1, Alonso: Domenicali, një vendim i guximshëm

17/04/2014 00:00

Tek skuderia Ferrari, argumenti i momentit është dorëheqja e shefit Stefano Domenicali.

Në konferencën për shtyp para fundjavës së Cmimit të Madh të Kinës, Fernando Alonso tha se vendimi i Domenicalit ishte shumë i guximshëm.

“Duhet të respektojmë vendimi e tij. Ai është një person kurajoz dhe dha dorëheqjen për të mirën e Ferrarit”, deklaroi piloti spanjoll.

Duke u kthyer në çështjet brenda pistës, Alonso kërkon që të përmirësojë performancat e tij të deritanishme.

“Duhet të jemi më kompetitivë sesa në tre garat e para dhe duhet të fillojmë të ndryshojmë situatën që në Shangai. Duhet të reagojmë. E dimë që në këtë pikë të kampionatit nuk mund të sfidojmë Mercedesin, por duhet të marrim sa më shumë pikë në mënyrë që të mos jemi larg në pjesën e dytë të sezonit”, tha dy herë kampioni në Formulën 1.

Top Channel